Arrestohet në qytetin e Durrësit nga forcat e policisë 20 vjeçari Klaudio Xherahi, i dyshuar për vjedhje të bizhuterive me vlerë rreth 60 mijë lekë në një banesë.
Xherahi, nxënës në vitin e katërt të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela”, është i dyshuar për vjedhjen e bizhuterive në banesën e shtetases 28 vjeçare Xh.G në datën 11 mars 2015 në lagjen nr.13 (Plazh). 20 vjeçari është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë së qytetit të Durrësit.