Durrës, gjendet një kufomë në breg të detit
Gjendet një kufomë në breg të detit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe sipas policisë trupi i pajetë i një personi u gjet nga peshkatarët, në afërsi të portit të peshkimit.
Sipas policisë së Durrësit, kufoma i përket 54-vjeçarit Pjetër Frroku nga Lezha. Mësohet se ai ishte peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës, ndërsa në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
Dyshohet se kufoma ka rënë nga një mjet lundrues dhe ka qëndruar në ujë prej disa orësh.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.