Durrës, shpërthen me eksploziv një makinë afër shkollës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:03 18-01-2015 Durrës, shpërthen me eksploziv një makinë afër shkollës Foto nga vendngjarja, marrë nga Ora News

Shpërthimi i dytë brenda dy ditëve në Durrës. Sipas policisë, automjeti me targa AA 262 JX në pronësi të shtetasit Julian Tuku, ka qenë I parkuar kur ka ndodhur shpërthimi. Policia njoftoi se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17.33 në plazh, sektori Hekurudha. Automjeti i markës Volvo ka qenë I parkuar pranë shkollës 8-vjeçare Bajram Curri.

“Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme material dhe jo në njerëz” njoftojnë uniformat blu, ndërkohë që policia është duke hetuar shkaqet, dhe autorët e kësaj ngjarjeje.

Një ditë më parë, po në këtë qytet, iu bë atentat me eksploziv biznesmenit Ardian Trota, I cili kishte të regjistruar precedentë të mëparshëm penalë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarja në Fier, ministri Tahiri: Nishani dhe KLD mbrojnë gjyqtarët e korruptuar
Hetohen zyrtarët, abuzonin me ndihmat sociale »
Article Logic
Execution time: 0.011182069778442
array(1) { ["section"]=> string(58) "durres-shperthen-me-eksploziv-nje-makine-afer-shkolles-896" }