DURRËS/ Tre persona konfliktohen, një i vdekur, 2 në gjendje të rëndë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:51 23-05-2017 DURRËS/ Tre persona konfliktohen, një i vdekur, 2 në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi raportohet në këto minuta nga Durrësi.

3 persona, roje në një rezervat në Rrushkull janë konfliktuar me thikë me njëri- tjetrin dhe për pasojë një prej tyre ka mbetur i vdekur e ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë në spital. Viktima është shtetasi L.Qamo, ndërsa të plagosur kanë mbetur Y.Sh., 60 E.Xhaferri 50 vjeç.

Ende nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes por policia po heton. Sakaq, informacionet paraprake jozyrtare bëjnë me dije se sherri ka nisur për një vend parkimi. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20 , jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas. Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe E. Xh. ,rreth 50 vjeç. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë I çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri­tjetrin. Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndjekje si nëpër filma në mes të Vlorës, kapet i riu i armatosur me makinën luksoze (FOTO)
Konflikti për pronësinë, banorët përplasen me policinë, nuk lejojnë shëmbjen e murit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0107421875
array(1) { ["section"]=> string(72) "durres-tre-persona-konfliktohen-nje-i-vdekur-2-ne-gjendje-te-rende-79673" }