Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Publikuar tek: analiza-komente, më 14:59 26-11-2019 Durrësi, një tragjedi e paralajmëruar!

Nga Mentor Kikia

Sot, të gjitha zemrat tona janë me ata që kanë humbur të afërmit nga shembja e shtëpive në Durrës dhe zona të tjera.

Sot, lutjet tona janë për ata që janë ende nën rrënoja, që të dalin gjallë prej tyre.

Sot, krenaria jonë është për ata njerëz, pa dallim, ushtarakë e civilë, që, edhe me mjete primitve po punojnë për të shpëtuar jetë njerëzish.

Por kaq!

Pas kësaj, nuk dua të shikoj më ministra e deputetë me qese ushqimesh dhe batanije në dorë, që përqafojnë njerëzit e trishtuar, për të bërë foto për në facebook.

Pas kësaj, dua të shikoj një hetim të thellë, mbi ata që bënë vlerësimin e atyre ndërtesave që u dëmtuan nga tërmeti në shtator e u konsideruan të sigurta edhe pse u ishin çarë themelet e kolonat dhe që sot janë përtokë.

Pas kësaj, dua të shikoj konstruktorë në bankën e të akuzuarve që kanë ngritur kolona pallatesh 8 kate me 4 shufra hekuri.

Pas kësaj, asnjë pushtetar e politikan të mos marrë guximin e paturp e të dalë në TV për të thënë se “solidariteti ynë tregoi se me dashuri dhe unitet ia dalim edhe tërmetit”.

Pas kësaj, asjë ndërtues bastrad të mos marrë guximin të dalë në TV për të thënë se ndërtimet tona janë të standardit europian.

Padyshim, natyrës nuk i del askush përpara. Por njeriu mëson nga fatkeqësitë. Shumë ndërtesa në Durrës, pas tërmetit të shtatorit, do të duhej të kishin “kryqin e kuq”, si të rrezikshme. Ndërsa pas tërmetit të sotëm, studiuesit duhet të ulen e të përcaktojnë standarde të reja ndërtimi, për ti dhënë fund katrahurës dhe epokës së normës së fitimit 300% në fushën e ndërtimit, si pasojë e cilësisë skandaloze.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075669288635254
array(1) { ["section"]=> string(43) "durresi-nje-tragjedi-e-paralajmeruar-187388" }