Qytetarët durrsakë, të mbështetur edhe nga shoqëria civile, kanë protestuar nën moton "Mos ma prek Dyrrahun".
Kjo protestë, e cila kishte për qëllim pezullimin e punimeve për ndërtimin e Velierës, nisi në formë marshimi nga sheshi "Liria" në drejtim të Torrës Veneciane, ku protestuesit kërkuan ndërprerjen e punimeve dhe marrjen e masave për mbrojtjen e vlerave arkeologjike e historike. Sipas tyre, me vendimet e tij, kryebashkiaku Vangjush Dako po shkatërron vlerat arkeologjike e historike të qytetit bregdetar duke ndërtuar mbi këto rrënoja Velierën, projektin 6 milion dollarë.
Protestuesit shpërndan fletëpalosje duke iu kërkuar qytetarëve t’i bashkoheshin protestës dhe të marshonin bashkë me ta për mbrojtjen e arkeologjisë.