Durrsakët nuk ndalen kundër “Velierës”, Dakon e bëjnë serb dhe e quajnë... (FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:40 25-02-2017 Durrsakët nuk ndalen kundër “Velierës”, Dakon e bëjnë serb dhe e quajnë... (FOTOT)

 Banorët e Durrësit, së bashku me shoqërinë civile kanë protestuar sërish kundër projektit të bashkisë “Veliera”, në zonën arkeologjike në Torrën Veneciane.

Edhe pse në një kohë me shi, me pankarta në duar ata kanë përcjellë mesazhe të qarta, kundër shkatërrimit të vlerave historike që mbart Durrësi antik, për ndërtimin e veprave urbane.

Ata e kanë cilësuar kryebashkiakun Dako e ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dy autorët përgjegjës të kësaj masakre, siç e kanë quajtur protestuesit, mbi kulturën kombëtare.

Po ashtu, në një nga pankartat që protestuesit mbanin ishte edhe thirrja kundër projektit “Veliera”, ndërsa kryebashkiakun e kanë quajtur “Vangjush Dakoviç”, të ngjashëm me një mbiemër serb. Fotot e mëpshtme tregojnë më qartë për protestën e ndodhur paraditen e sotme në Durrës.

Ndërkohë, ajo që ka rënë në sy është se anjë prej televizioneve nuk ka preferuar ta transmetojë protestën e sotme.

Pak ditë më parë, në një tjetër protestë të zhvilluar në qytetin bregdetar në protestë u bashkuan edhe disa qytetarë amerikanë. 

durres_prot_5.jpg

protesta_durres_4.jpg

protesta_durres_3.jpg

protesta_durres_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A e dini sa mjete qarkullojnë brenda ditës në Tiranë? (SHIFRA E HABITSHME)
Qëllohet me plumb kokës shqiptari se nuk iu bind policisë italiane, është klinikisht i vdekur (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.010621070861816
array(1) { ["section"]=> string(80) "durrsaket-nuk-ndalen-kunder-velieres-dakon-e-bejne-serb-dhe-e-quajne-fotot-69928" }