Dvorani u përgjigjet pyetjeve për Metën: Presidenti tejkaloi pozicionin e vet, çdo vendim i KED është i publikuar

Publikuar tek: politike, më 16:05 28-02-2020 Dvorani u përgjigjet pyetjeve për Metën: Presidenti tejkaloi pozicionin e vet, çdo vendim i KED është i publikuar Ardian Dvorani dhe anetaret e Komisionit Hetimor

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani iu është përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor mbi vendimet e marra nga Presidenti Meta.

Ai është shprehur se Meta e ka tejkaluar pozocionin e tij, ndërsa thotë se çdo vendim i KED është publikuar në faqen zyrtare.

I pyetur nëse diferenca në kohë e dërgimit të listave e ka penguar Presidentin të veprojë, Dvorani është përgjigjur se kjo uk ishte problem, pasi kishte 24 ditë të tjera kohë për të vepruar.

Pjesë nga seanca me pyetjet dhe përgjigjet:

A mendoni se diferenca në kohë e dërgimit të listave e ka penguar presidentin Ilir Meta të veprojë? Ju a mendoni se kjo diferencë në kohë e ka penguar presidentin për të ushtruar funksionin kushtetues.

Në bindjen time jo. Ishte një vonesë prej ditës por ishin 24 ditë të tjera. Edhe nëse ky do të ishte një problem mund të zgjidhej përmes bashkëpunimit. Palët ulen dhe diskutojnë,sqarojnë njëri tjetrin por nuk mund të ketë bashkëpunim në momente ekstreme.  Nuk ka bashkëpunim sepse nuk ka bisedim. Kjo gjë mund të zgjidhet në rast se do të ishte problem. Nuk është çështje e vonesës së 6 ditëve. Duhet të kishte një radhë kush nga organet duhet të vepronte.

Dvorani: Vendimet tona përveç tabelës së pikëve, kemi për çdo kandidat vlerësimet tona, për aftësitë tona përmes një vlerësimi kolegjial. Secili anëtar është i pavarur dhe në fund duhet një mesatare. Ne nuk ishim në një linjë të gjithë. Ne vendosëm se përveç arsyetimit kolegjial, anëtarët do të japin mendimin e tyre ndryshe. Ne njoftuam edhe organet e emërtesës. Përfaqësuesi i presidenti në fund të asaj mbledhje tha se tani që e mbyllët procesin a do të kujdeseni për respektimin e radhës. Thelbi është se ne e kemi ezauruar tani procesin. Është një procedurë administrative. Nuk kishim asnjë lloj vendimmarrje. Thamë se duhet të shohim dhe do ta përcjellim dokumentacionin. Është marrë vendim kolegjial për dërgimin e listave.  Për çdo vend vakant ka një relator. Rendin e ditës e kam organizuar unë dhe radhën për shqyrtimin e mbledhjes. Vendi i parë vakant është shpallur në janar të vitit 2017, ndërkohë që vakancat ishin shpallur në vitin 2016. Shpallja e vakancës ka disa afate. Nuk kam dijeni pse presidenti dhe Kuvendi i shpallen vakancat me 7 dhe 12 shkurt 2017. Ne i numërtojmë sipas kohës kur mbërrin dokumentacioni. Nga momenti kur paraqitet dokumentacioni, KED mblidhet brenda 5 ditëve. Radha e supozuar është çështje tjetër. Nuk mund të hamendësohet se pse ne e bëmë atë renditje.

MANJA- Këto 4 vendimet që ka marrë KED per plotësimin e vakancave a janë publikuar në ëeb zyrtar të Gjykatës së Lartë? Ka ndonjë përcaktim kushtetues dhe ligjor qe ju detyron të mblidhni KED për të vendosur kujt do ja dërgoni listën?

DVORANI- Ne listat i kemi bërë publike. Mund të lexohet vlerësimi i bërë. Çdo gjë është e publikuar. Dërgimi i listave nuk është e parashikuar në ligj. KED duhet të marrë vendim për mënyrën e dërgimit të listës. Presidenti i Republikës e tejkaloi pozicionin e vet. Megjithëse nuk është e shkruar në ligj ne kemi vendosur një vëzhgues. Kur vjen puna te procedura e verifikimit nuk mund të kërkoni shpjegime sepse mbledhja e këshillit merr një karakter tjetër. Unë nuk mund ta pranoj që Gjykata e Lartë qe interpretimi i kushtetuës është ky. Në këtë proces jemi të katër njësoj dhe unë nuk i jap më shumë peshë askujt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, thirret për të dëshmuar Ardian Dvorani
2 marsi i METËS, Ambasadori i BE hyn në zyrën e BASHËS »
Article Logic
Execution time: 0.0069990158081055
array(1) { ["section"]=> string(118) "dvorani-u-pergjigjet-pyetjeve-per-meten-presidenti-tejkaloi-pozicionin-e-vet-cdo-vendim-i-ked-eshte-i-publikuar-196786" }