DW: Basha loboi në Berlin për hapjen e negociatave me BE

Publikuar tek: politike, më 12:41 18-04-2018 DW: Basha loboi në Berlin për hapjen e negociatave me BE Lulzim Basha

Deutsche Welle (DW) ka shkruar një artikull ku thuhet se kreu i PD-së Lulzim Basha loboi në Berlin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Pas një takimi të martën në Berlin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha DW se rekomandimi i komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave:

Basha u shpreh për DW se negociatat janë instrument presioni për plotësimin e kushteve të paplotësuara, per luftën kundër kapjes së shtetit me interesat kriminale, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për zbatimin e plotë dhe të drejtë të reformës në drejtësi, në veçanti reformën zgjedhore."

Krichbaum u shpreh se nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjithashtu tha se grupi parlamentar i CDU-CSU ka formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta dhe duam të dimë sa janë plotësuar ato.

Më tej Krichbaum u shpreh se do të krahasojnë sa ka ndryshuar situata nga nëntori 2016 deri në prill 2018 dhe, vetëm nëse vërejnë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojnë hapjen e negociatave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070240497589111
array(1) { ["section"]=> string(62) "dw-basha-loboi-ne-berlin-per-hapjen-e-negociatave-me-be-117308" }