Dy adoleshentët hyjnë në zyrën noteriale dhe vjedhin paratë, policia i kërkon

Publikuar tek: aktualitet, më 10:49 03-01-2017 Dy adoleshentët hyjnë në zyrën noteriale dhe vjedhin paratë, policia i kërkon

Dy adoleshentë kanë hyrë në një zyrë noteriale në Pogradec dhe kanë vjedhur një shumë parash ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S, 14 vjeç, banues në Pogradec,  si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit D.SH, 17 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas policisë, më datë 02.01.2017, në lagjen nr 1 në Pogradec, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, kanë vjedhur një shumë parash, në një zyrë noteriale.

Po punohet për kapjen e shtetasit D.Sh, të shpallur në kërkim.

“Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga nenet 134 e 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Urdhri i Ministrisë: Të mbyllen çerdhet, kopshtet e shkollat. ARSYEJA ALARMANTE
57-vjeçari pa leje drejtimi përplas me makinë një grua, niset me urgjencë drejt spitalit »
Article Logic
Execution time: 0.010685205459595
array(1) { ["section"]=> string(82) "dy-adoleshentet-hyjne-ne-zyren-noteriale-dhe-vjedhin-parate-policia-i-kerkon-64482" }