Dy aksidente janë shënuar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Aksidentet janë shënuar vetëm pak metra larg njëri-tjetrit, e për pasojë në autostradë automjetet tjera janë përballur me një trafik të rënduar.
Aksidenti i parë ka ndodhur përballë QTU në krahun që udhëtonte në drejtim të qytetit, ndërsa tjetri vetëm pak metra më tutje.
Në videon e siguruar nga newsbomb.al duket qartë se çfarë po ndodh në këto momente, ndërsa makinat kanë pësuar dëmtime të shumta. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur apo jo, por policia do të japë detaje në orët në vijim.