Dy aktiviste franceze puthen nudo në Marok, arrestohen dhe dëbohen nga vendi

Publikuar tek: bota, më 20:19 02-06-2015 Dy aktiviste franceze puthen nudo në Marok, arrestohen dhe dëbohen nga vendi Dy vajzat ne Marok para objektit te shenjte duke mbrojtur komunitetin gay

Dy aktiviste franceze u arrestuan të martën në Rabat dhe u dëbuan nga Maroku, pasi ato kanë dalë nudo dhe janë puthur para një monumenti të qytetit në shenjë proteste kundër kriminalizimit të homoseksualitetit, raportuan autoritetet në Marok. 

Dy vajzat e reja, të moshës 25 dhe 30 vjeç, u arrestuan pasdite kur ishin bërë gati të largoheshin nga Maroku për në Francë. Sipas autoriteteve kishin kryer një “sekuencë të turpshme” në një vend të adhurimit”, pa të brendshme duke shkelur moralin public. Ndërkohë që ministria e Brendshme e Marokut njoftoi se ato janë dëbuar për të mos u lejuar më në Marok. Teksti i ministrisë së brendshme e denoncon këtë si një provokim dhe një shkelje të papranueshme për shoqërinë marokene.

Dy aktivistet janë puthur përballë kullës Hassan, një nga monumentet kryesore të qytetit në minaren e një xhamie qendrore. “Tek Gay ne kemi besim” ishte shkruar në trupat e dy vajzave.

Në Marok, homoseksualiteti dënohet me tre vjet burg. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026664972305298
array(1) { ["section"]=> string(81) "dy-aktiviste-franceze-puthen-nudo-ne-marok-arrestohen-dhe-debohen-nga-vendi-12527" }