Dy akuza për Frrokun, vrasje dhe mosdeklarim pasurie, Avokati: Ishte në arrest shtëpie, s’kishte rrezik të largohej

Publikuar tek: aktualitet, më 13:56 02-04-2015 Dy akuza për Frrokun, vrasje dhe mosdeklarim pasurie, Avokati: Ishte në arrest shtëpie, s’kishte rrezik të largohej Sajmir Vishaj, avokati i Mark Frrokut

''Guri nën mëngë'' i prokurorisë për Frrokun ka qenë akuza e dytë: ajo për mosdeklarim i pasurisë. Avokati i Mark Frrokut, Sajmir Vishaj ka deklaruar sot se kanë mbetur të befasuar nga akuza e dytë por mbi të gjitha se nuk kishte nevojë që Frroku të arrestohej pasi ndodhej në arrest shtëpie dhe nuk përbënte rrezikshmëri për t’u larguar.

“Ndryshe nga kërkesa që ishte paraqitur në Këshillin e Mandateve jam i befasuar dihet për vrasjen në Belgjikë. Por në datën 1 është depozituar një kallëzim nga ILDKP-ja dhe është një nonsens. Kjo do të thotë që ne mund të shkojmë nesër ose pasnesër me disa akuza. Nuk kishte pse të ngutej organi i prokurorisë se ishte në arrest shtëpie dhe ruhej me policë, është rrezik imagjinar dhe jo real.”, deklaroi avokati i Frrokut, duke shtuar se Frroku e ka plotësuar formularin e deklarimit të pasurisë brenda afatit ligjor.

Ajo që komentoi avokati është edhe mungesa e logjikës juridike për nisjen e hetimit nga e para për Frrokun. “Është nonsense, s’ka logjikë juridike që të fillojë hetimi nga e para kur ishte hetuar në Belgjikë. Ne si mbrojtje nuk jemi njohur me asnjë urdhër-ndalimi. Mbajtja sekret e kthehu Parlamentin në noteri, nuk është noteri Parlamenti.’’, tha Vishaj, duke shtuar se deputetët që kanë autorizuar sot arrestimin janë në kundërshtim flagrant. Parlamenti votoi sot pro arrestimit të Mark Frrokut, i cili u arrestua disa minuta më pas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali me fëmijët shqiptarë në Greqi, Ministria shqiptare: Informacion i pavërtetë, por po hetojmë
Policia vigjilente, për ‘’të futur’’ makinat në parkingje private me presion gjobash »
Article Logic
Execution time: 0.011276960372925
array(1) { ["section"]=> string(116) "dy-akuza-per-frrokun-vrasje-dhe-mosdeklarim-pasurie-avokati-ishte-ne-arrest-shtepie-s-kishte-rrezik-te-largohej-7639" }