Dy burgime të përjetshme në Turqi për Fethullah Gülen

Publikuar tek: bota, më 16:20 16-08-2016 Dy burgime të përjetshme në Turqi për Fethullah Gülen

Prokuroria turke lëshoi dy urdhër-arreste me burgim të përjetshëm dhe një dënim shtesë prej 1.900 vite burg kundër ish-imamit Fethullah Gülen, i akuzuar për përgatitjen e grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik, raportoi sot agjencia turke e lajmeve “Anadoll”.

“Akti i akuzës përmban 2.527 faqe i miratuar nga prokurorët e rajonit në Usak (perëndim) kundër predikuesit 75 vjeçar, në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Ankaraja kërkon ekstradimin e tij me akuzën për përpjekje të prishjes së rendit kushtetues me anë të përdorimit të forcës si dhe formimin dhe drejtimin e një grupi terrorist të armatosur”, saktësoi Anadoll.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.28916692733765
array(1) { ["section"]=> string(60) "dy-burgime-te-perjetshme-ne-turqi-per-fethullah-guelen-49910" }