Dy burra dhe një grua grabisin me dhunë 37-vjeçarin

Publikuar tek: aktualitet, më 23:34 23-01-2017 Dy burra dhe një grua grabisin me dhunë 37-vjeçarin

Vjedhin me dhunë një shtetas në Gramsh, arrestohen në flagrancë tre autorët e dyshuar. Në pranga kanë rënë shtetasit  Bujar Qyra, 46 vjeç; Sokol Bërdëllima, 29 vjeç dhe Vera Çekrezi, 40 vjeçe banuese në Gramsh.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në Gramsh në një banesë në bashkëpunim me njëri-tjetrin  dyshohen të kenë vjedhur me dhunë shtetasin XH.H, 37 vjeç banues në Lushnje.  Të tre shtetasit dyshohen ti kenë marrë një aparat celular dhe 20.000 lekë të reja.

Sendet e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë kryer në bashkëpunim”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Menduat se kaloi i ftohti siberian? Ja kur do rikthehen sërish temperaturat e ulëta
Vajza e të madhit Dritëro i përlot të gjithë: Babushi im, tani po lufton me errësirën. Nëse jeta do dhurohej, do të ta jepja ty (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.012269973754883
array(1) { ["section"]=> string(57) "dy-burra-dhe-nje-grua-grabisin-me-dhune-37-vjecarin-66443" }