Dy ngjarje të rënda ka ndodhur në Tiranë ku burrat kanë rrahur barbarisht gratë e tyre.
Policia bën me dije se më datë 26.01.2017, u arrestua shtetasi Fredinand Xh., 39 vjeç, banues në Tiranë, në banesën e tij, në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar plagë në kokë, fytyrë dhe në pjesë të trupit, bashkëshortes së tij, shtetases A. Xh., 33 vjeçe.
Gjithashtu, policia bën me dije se, më 26.01.2017, u arrestua shtetasi Egzim K., 29 vjeç, banues në Tiranë, në banesën e tij, ka dhunuar në mënyrë sistematike bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 35 vjeçe.