Dy ditë më parë kërkoi plotësimin e ftesës sipas ligjit, pse u paraqit Basha në prokurori një ditë para përfundimit të afatit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:28 19-06-2019 Dy ditë më parë kërkoi plotësimin e ftesës sipas ligjit, pse u paraqit Basha në prokurori një ditë para përfundimit të afatit

Kreu i PD, Lulzim Basha 'u detyrua' të paraqitej sot në prokurori edhe pse dy ditë më pare në një letër drejtuar prokurorisë ai u shpreh se ftesa e paraqitjes nga ana e prokurorisë nuk përmbush detyrimin ligjor.

Në letrën drejtuar prokurorisë, Basha shprehu gatishmërinë për t’u paraqitur, sapo prokuroria të zbatojë me përpikmeri ligjin duke i kërkuar që ftesa të përmbajë parashtrimin e përmbledhur të fakteve që rezultojnë nga hetimet e bëra.

Pas kësaj, prokuroria i dha afat kreut të PD deri më 20 qershor për t’u paraqitur, ose përndryshe do të merrej me forcë.

Një ditë para përfundimit të këtij afati, Basha u paraqit në prokurori nga ku u shpreh se nuk ka asnjë provë që e implikon atë në pastrim parash.

'Pranova sot të vij sepse atë ditë ata nuk zbatuan ligjin, ndërsa tani kishin plan që unë të shërbeja si shpërqendrim nga skandalet e Bild. Por ky plan do të dështojë me sukses të plotë', u shpreh Basha.

Letra e Bashës drejtuar prokurorisë:

64315414_321143858808594_7500730683870937088_n.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026010990142822
array(1) { ["section"]=> string(131) "dy-dite-me-pare-kerkoi-plotesimin-e-fteses-sipas-ligjit-pse-u-paraqit-basha-ne-prokurori-nje-dite-para-perfundimit-te-afatit-168836" }