Dy ditë më parë u mblodh TASK-FORCA, sot ambasadorja Vlahutin i shkon në zyrë Xhafajt

Publikuar tek: politike, më 12:31 12-01-2018 Dy ditë më parë u mblodh TASK-FORCA, sot ambasadorja Vlahutin i shkon në zyrë Xhafajt

Dy ditë pas mbledhjes së TASK-FORCËS lidhur me rezultatet e operacionit Forca e Ligjit dhe procesin  e Vettingut, ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin i ka shkuar në zyrë ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ditën e sotme, Vlahutin ka zhvilluar një takim me Xhafajn në ambientet e ministrisë së Brendshme. Takimi ka zgjaturr rreth 45 minuta dhe ka patur në fokus procesin e vettingut në radhët e policisë.

12 mijë policë do i nënshtrohen këti procesi. Krahas deklarimit për figurën e tyre që lidhet me faktin nëse kanë qenë të dënuar ose proceduar, ata do tregojnë gjithçka tjetër që lidhet me pasurinë, shpenzimet e kryera, udhëtimet private jashtë shtetit gjatë 3 viteve të fundit, asetet e luajtshme ose të paluajtshme të  poseduara ose tjetërsuar Drejtorë e punonjës do tregojnë edhe nëse janë përdorues alkooli apo përdorues të ndonjë droge.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011222124099731
array(1) { ["section"]=> string(91) "dy-dite-me-pare-u-mblodh-task-forca-sot-ambasadorja-vlahutin-i-shkon-ne-zyre-xhafajt-106311" }