Dy ditë nga 9 orë, Damian Gjiknuri zbulon çfarë hëngrën në rezidencën e Yuri Kim

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:25 12-06-2020 Dy ditë nga 9 orë, Damian Gjiknuri zbulon çfarë hëngrën në rezidencën e Yuri Kim Damian Gjiknuri

Përpos takimeve me palët, u deshën dy ditë nga 9 orë mbledhje në rezidencën e Yuri Kim që të arrihej një dakortësi mes palëve politike të Këshillit Politik.

Ndërkaq, në Zonë e Lirë bashkëkryetari i Komisionit për Zgjedhoren, Damian Gjiknuri, zbuloi se çfarë konsumuan ato 9 orë, në rezidencën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

"Kishte lloje të ndryshme sanduiçësh, me ton, me sallam, me vezë, shumë të shijshëm dhe vetëm ujë, as birrë as verë. Nuk shërbente njeri birrë. Drekë darkë bashkë i hëngrëm. S'kishim vajtur për darkë atje ne. Për cimbizëm siç thonë shqiptarët. Ishte një njeri aty që përgatiste ushqim për stafin dhe përgatiti sanduiçë", tha Gjiknuri.

Çani: Po 9 orë me sanduiçë, të paktën duhet të kishte diçka të hanit një drekë, unë s'po them që të futeshit me kokë me gjëra të rënda. Po kafe?

Gjiknuri: Po dhe kafe kishte sigurisht, kafe amerikane.

Çani: Po ëmbëlsira, kek?

Gjiknuri: Po sigurisht kishte dhe gjëra të ëmbla.

Curri: A mbeti gjë në tavolinë?

Gjiknuri: E kisha mendjen te Reforma Zgjedhore dhe jo çfarë mbeti në tavolinë.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096609592437744
array(1) { ["section"]=> string(86) "dy-dite-nga-9-ore-damian-gjiknuri-zbulon-cfare-hengren-ne-rezidencen-e-yuri-kim-210096" }