Dy ditë nga dorëheqja, Meta takon Haradinajn në Prishtinë: Krenar për karakterin frymëzues

Publikuar tek: aktualitet, më 21:23 21-07-2019 Dy ditë nga dorëheqja, Meta takon Haradinajn në Prishtinë: Krenar për karakterin frymëzues

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka takuar gjatë ditës së sotme kryeministrin në ikje të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Presidenti i shoqëruar nga Zonja e Parë kanë vizituar kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën dhe nga ky takim ka ndarë me të gjithë disa foto nga rrjetet sociale.

‘I lumtur të takoja sot Kryeministrin Ramush Haradinaj në Prishtinë. Krenar për karakterin e tij frymëzues’, shkruan Meta.

Kujtojmë që dy ditë më parë, kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen pasi është thirrur për të dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë.

67248249_2387874784592114_2561291476248035328_o.jpg67056222_2387874691258790_5341782827560075264_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10506200790405
array(1) { ["section"]=> string(95) "dy-dite-nga-doreheqja-meta-takon-haradinajn-ne-prishtine-krenar-per-karakterin-frymezues-172901" }