Dy ditë para ndeshjes, Armando Duka zbulon mesazhin që i dha De Biasi për përballjen me Spanjën

Publikuar tek: aktualitet, më 18:04 04-10-2017 Dy ditë para ndeshjes, Armando Duka zbulon mesazhin që i dha De Biasi për përballjen me Spanjën

Vetëm dy ditë para ndeshjes së Kombëtares përballë Spanjës dhe më pas me Italinë, presidenti FSHF, Armando Duka ka folur për mikrofonin e supersport.

Fillimisht Duka u shpreh për kombëtaren U 19, duke thënë se ka kërkuar nga ekipi që të jap maksimumin në fushën e lojës për të arritur sa më lart.

“Sot është fillimi i kompeticionit U-19. I kam kërkuar çunave të japin maksimumin dhe të shohin për një rezultat pozitiv. Ne i kemi mundësitë për të arritur sa më lart. I thashë që sot është një kompeticion i rëndësishëm dhe i thashë që ju jeni të përzgjedhurit mes 4 mijë fëmijëve”, u shpreh Duka.

Më tej presidenti FSHF ka folur edhe për përballjet e kombëtares kuqezi në Spanjë dhe në “Loro Boriçi” përballë Italisë.

“Nëse ti i bën të gjithë centimetrat që ke, nëse ti bën gjithçka që ke mundësi, atëherë në dorë e ka edhe Zoti. Mjafton të bëjnë të gjitha centimetrat që në fund të mos kenë asnjë pishman. Janë dy ekipe të forta, por ne do të bëjmë maksimumin. Nuk e pranojmë humbjen kurrsesi. Ne kemi disa lojtarë të rëndësishëm. Besoj se do të marrim gjithçka nga kjo ndeshje. Futbollistët tanë nuk kanë pse të kenë presion psikologjik. Janë ndeshje që janë në syrin e të gjithëve. Realisht Gianni de Biasi më ka thënë: Uroj që të fitoni me Spanjën dhe të bëheni heronjtë e Italisë. Spanja ka një kualitet të jashtëzakonshëm, por ne megjithatë do të bëjmë maksimumin. Fusha do e tregojë. Le të shfrytëzojmë edhe problemet e brendshme që ata kanë. Mund të konsiderohet që nga ky edicion kemi marrë atë që kishim llogaritur. Gjëja që kemi pishman është 3-pikëshi i Izraelit në shtëpi. Vendi i tretë është objektivi i arritur”, ka deklaruar Armando Duka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027811050415039
array(1) { ["section"]=> string(100) "dy-dite-para-ndeshjes-armando-duka-zbulon-mesazhin-qe-i-dha-de-biasi-per-perballjen-me-spanjen-94740" }