Dy ditë para seancës së parë në Kuvend, Patozi “vë në siklet” deputetët: Kush është më rëndë Ruçi apo Topalli?

Publikuar tek: politike, më 16:55 07-09-2017 Dy ditë para seancës së parë në Kuvend, Patozi “vë në siklet” deputetët: Kush është më rëndë Ruçi apo Topalli?

Dy ditë para seancës së parë parlamentare, ku pritet konstituimi i legjislaturës së re, Astrit Patozi ngre një pyetje ironizuese për të gjithë deputetët e mandatit të ri.

Përmes një postimi në facebook, Patozi ngre pyetjen siç e cilëson ai për antikomunistët e 2017-ës se kush është më rëndë për ta, në postin e kryeparlamentarit, i sapozgjedhuri nga PS, Gramoz Ruçi, apo ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli.

POSTIMI I PLOTË

NJË PYETJE TË THJESHTË PËR ANTIKOMUNISTËT E 2017-ËS

Një pyetje e thjeshtë kam për të gjithë antikomunistët e tërbuar, që thuhet se mezi po presin datën 9 shtator për të shprehur dhe shpalosur revoltën e tyre: Kush është më e rëndë për ju, fakti që Gramoz Ruçi, me propozim të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, nga deputet i përjetshëm i së majtës, që nga viti 1991, dhe së paku në 8 vjetët e fundit kryetar i grupit parlamentar te Partisë Socialiste, do të bëhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë?
Apo që Jozefina Topalli, me propozim të kryetarit të ngrirë (shkrirë) të Partisë Demokratike, nga deputete e përjetshme e së djathtës, që nga 1996-a e këtej (8 vjet prej tyre kryetare parlamenti), të shpallet armike e popullit, spiune e Sigurimit të Shtetit, e korruptuar, etj... etj..., se nuk dua t'i përmend të gjitha çfarë janë thënë e shkruar për të, në mungesë dhe me porosi të fitimtarit plebishitar të 22 korrikut?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094549655914307
array(1) { ["section"]=> string(111) "dy-dite-para-seances-se-pare-ne-kuvend-patozi-ve-ne-siklet-deputetet-kush-eshte-me-rende-ruci-apo-topalli-91499" }