Dy ditë pas ndjesës publike, Putin heq sankionet kundër Turqisë në fushën e turizmit

Publikuar tek: bota, më 15:36 29-06-2016 Dy ditë pas ndjesës publike, Putin heq sankionet kundër Turqisë në fushën e turizmit

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi sot heqjen e sanksioneve kundër Turqisë në fushën e turizmit dhe normalizimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, në përfundim të një bisede telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Do të kërkoja fillimin e çështjeve që lidhen me turizmin. Ne do të heqin kufizimet administrative në këtë fushë kundër Turqisë”, deklaroi Putin, gjatë një takimi të kabinetit qeveritar rus.

“I kërkoj qeverisë të nisë procesin e normalizimit të tregtisë dhe të marrëdhënieve tona ekonomike”, vijoi ai.

Kreu i shtetit rus u shpreh pas bisedës së parë telefonike me Erdoganin prej hyrjes në fuqi të sanksioneve ruse kundër Turqisë, shkaktuar pas rrëzimit të një avioni bombardues rus nga pala turke mbi hapësirën ajrore siriano-turke.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 36-vjeçari sulmon me sëpatë 2 policë, ata e bëjnë për spital
Ky 10-vjeçar është fëmija më i shëndoshë në botë, nis dietën që mund t'i shpëtojë jetën »
Article Logic
Execution time: 0.011756896972656
array(1) { ["section"]=> string(89) "dy-dite-pas-ndjeses-publike-putin-heq-sankionet-kunder-turqise-ne-fushen-e-turizmit-44956" }