Dy ditë pas përplasjes me Ramën, dorëhiqet kreu i INUV në Vlorë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:14 02-03-2017 Dy ditë pas përplasjes me Ramën, dorëhiqet kreu i INUV në Vlorë

Është dorëhequr kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Vlorë, Ilir Troci. Troci mësohet se është dorëhequr dy ditë më parë dhe arsyet e këtij vendimi nuk janë bërë të ditura.

Kjo lëvizje në krye të INUV-Vlorë vjen vetëm pak ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytetin bregdetar. Mediat raportuan për pakënaqësinë e Ramës me punët e autoriteteve vendore në projektet e rëndësishme të financuara nga qeveria dhe Bashkimi Europian.

Gjithashtu, Rama kritikoi ashpër pallatet që janë ngritur në zonën “Tre rracat”, duke paralajmëruar prishjen e tyre. Kryeministri kërkon ndërtimin e një lulishteje në këtë zonë, ndërsa pronarët duan dëmshpërblimin.

Kjo çështje mesa duket ka sjellë edhe përplasjen e Ramës me Trocin, i cili është dorëhequr dy ditë pas vizitës më 25 shkurt të kreut të qeverisë në Vlorë. 

Screenshot_13.jpg

*Pallati që ka shkaktuar konfliktin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rreh gruan në sy të dy fëmijëve, arrestohet vlonjati (EMRI)
Çifti konfliktohet, vajza ndërhyn për të shpëtuar nënën, por i ati bën një veprim të tmerrshëm »
Article Logic
Execution time: 0.01285982131958
array(1) { ["section"]=> string(68) "dy-dite-pas-perplasjes-me-ramen-dorehiqet-kreu-i-inuv-ne-vlore-70472" }