Dy ditë pas protestës para kryeministrisë, Rama i bën ftesë opozitës: Të hapur për dialog

Publikuar tek: politike, më 10:54 29-01-2018 Dy ditë pas protestës para kryeministrisë, Rama i bën ftesë opozitës: Të hapur për dialog

Dy ditë pas protestës së organizuar para godinës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga opozita e bashkuar, shefi i qeverisë i përgjigjet duke i ofruar një ftesë për dialog.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Rama tha se pas pjesëmarrjes së tij në aktivitetin e rëndësishëm ndërkombëtar në Davos është reflektuar se Shqipëria është më pranë se kurrë për çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e saj në BE, ndërsa ftoi opozitën që të ulet në dialog për çështje të rëndësishme si Reforma Zgjedhore, vettingu etj.

“Në të gjitha takimet dhe në kontaktet e kryera gjatë këtyre tre ditëve në Davos ishte e qartë për ne që Shqipëria është një hap afër çeljes së negociatave në BE. Reforma në Drejtësi, nisja e vettingut dhe mbi të gjitha qartësia se tanimë është një proces që nuk ka shans të pengohet apo bllokohet janë një bazë solide për marrjen e një rekomandimi të pastër nga KE dhe për miratimin nga KE për çeljen e negociatave për anëtarësim.

E theksoj që qartësia e krijuar nga të gjithë aktorët kyç në raport me çeljen e negociatave lidhur me pamundësinë e bllokimit politik të Reformës në Drejtësi, Vettingut, e konsoliduar me zgjedhjen e prokurores së përgjithshme dhe me vetë procesin e formimit të KLP e KLGJ përbëjnë një arsye shumë të fortë për BE për ta parë me optimizëm nga ana jonë fillimin e negociatave.

Tani Shqipëria konsiderohet se i ka kryer me përpikmëri detyrat e shtëpisë. 5 prioritete, rezultati spektakolar në luftën kundër kanabisit dhe të gjitha hapat që do hidhen në raport me kalendarin e detyrave përbëjnë një arsye të fortë për të ndarë me opinionin publike se fantazitë e ushqyera nga frika e një pjesë të spektrit politik dhe propaganda që medemek kapjen e drejtësisë janë dokrra se po të ishte ndryshe askush e jo më BE apo SHBA nuk do lejonin shfaqjen më të vogël të përpjekjes për të kapur drejtësinë.

Ndërkohë që opozita ka të drejtën të ketë një kalendar dhe axhendë që nuk përputhet me fokusin 100% që kalsa politike duhet të ketë për hapjen e negociatave, ne kemi detyrimin që të përpiqemi për të krijuar kushte për dialog me opozitën.

Dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar dhe publik dhe nëse ne temën e drejtësisë opoziat ka qenë vijimësisht në një pozicion antihistorik kjo është një përgjegjësi e saj, por shpresoj që temën e reformës zgjedhore të ketë dialog e një sens urgjence nga palët për të mos i lënë cështjet e reformës zgjedhore për momentin e fundit. Jemi të hapur që tema të tjera që opozita kërkon dialog asnjëherë të mos jetë shumica jonë problemi”, u shpreh Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011806964874268
array(1) { ["section"]=> string(94) "dy-dite-pas-protestes-para-kryeministrise-rama-i-ben-ftese-opozites-te-hapur-per-dialog-108314" }