Dy ditë zie kombëtare dhe gjendje e jashtëzakonshme 12 mujore në Genova, gjobë 150 mln EURO kompanisë

Publikuar tek: bota, më 09:34 16-08-2018 Dy ditë zie kombëtare dhe gjendje e jashtëzakonshme 12 mujore në Genova, gjobë 150 mln EURO kompanisë Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte shpalli 2 ditë zie kombëtare dhe gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë prej 12 muajsh në Genova.

 

Gjithashtu Qeveria e Italisë akordoi një fond prej 5 milionë eurosh shtesë për rajonin e Ligurias.

Ekipet e shpëtimit kanë pak shpresa për të gjetur të mbijetuar poshtë rrënojave të ures ‘Morandi’ ku 39 persona,mes tyre dhe dy shtetas shqiptar, humbën jetën dhe 15 të tjerë gjenden në spital ku 9 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetsore.

Mendohet se dhe 20 persona të tjerë ndodhen poshtë rrënojave të urës. Më shumë se 400 persona janë evakuuar nga zona.

Ende nuk është gjendu shkaku se pse u shemb ura po kjo tragjedi ka hapur debate të mëdha në vend ,lidhur me kushtet e sigurisë të urave të tjera në vend.

Qeveria gjithashtu dënoi kompaninë që kishte për detyrë kontrollimin dhe mirëmbajtjen e urës, ku dhe u gjobit më 150 milionë euro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013239860534668
array(1) { ["section"]=> string(107) "dy-dite-zie-kombetare-dhe-gjendje-e-jashtezakonshme-12-mujore-ne-genova-gjobe-150-mln-euro-kompanise-131278" }