Dy djem bien në greminë duke luajtur “Pokemon Go”

Publikuar tek: bota, më 21:44 14-07-2016 Dy djem bien në greminë duke luajtur “Pokemon Go”

Ashtu siç edhe ishte parashikuar, loja “Pokemon Go” që ka bërë të madh e të vogël të dalë në rrugë dhe të kapë krijesa me antë të smartfonit, është e rrezikshme.

Një gjë e tillë po provohet çdo ditë. Pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë ku një person përplasi makinën teksa luante lojën në timon, dy të tjerë kanë rënë sot në greminë, po nga i njëjti shkak.

Për fat të mirë ata kanë rënë në rërën e plazhit nga rreth 25 metra lartësi, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri u gjet pa ndjenja nga ekipet e kërkim shpëtimit të San Diegos.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071911811828613
array(1) { ["section"]=> string(53) "dy-djem-bien-ne-gremine-duke-luajtur-pokemon-go-46627" }