DY FËMIJË NË OKB

Publikuar tek: pa-stres, më 09:12 25-09-2019 DY FËMIJË NË OKB

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara, këto ditë shtatori është mbledhur në punimet e sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme. Edhe ne marrim pjesë në këtë event me rëndësi globale me përfaqësimin e nivelit më të lartë.

Kemi dërguar dy fëmijë: njëri nga mosha, tjetri nga niveli i formimit diplomatik.

  1. Ministri (de fakto) i Jashtëm, i cili për moshën që ka duhet të ishte duke çliruar energji në kalçeto ose shtëpi shokësh që të japin çelësin kur nuk kanë njerëz. I ka rënë për pjesë të mbajë mbi shpatulla fatet e shtetit tjetër të kombit të cilit i përket.
  1. Kryeministri, i cili do të mbahet mend edhe për "Mos e dhëntë Zoti që Trump të bëhet presidenti i SHBA, sepse do ta dëmtojë shumë Botën demokratike..."

https://www.youtube.com/watch?v=qnv3wqcMjTU

Vetëm një fëmi në politikë, mund të bëjë deklarata të tilla, për më tepër në CNN, në rrjetin më të madh të informimit në Amerikë dhe në Botë.

Këto ditë, si dy fëmijë të lumtur që po shkojnë në parkun Disneyland, ata u ulën në vendet e targuara me emrat e tyre, midis të gjithë liderave Botërorë, duke u kujdesur që t'i kapë çdo kamer në sallë. Gjithçka po shkonte për mrekulli, derikur:

"Ule kokën se doli ai Trapi në podium!", i tha i më i madhi më të voglit, "po na sheh, po kujtohet për ato që kam thënë unë dhe nuk pranon të bëjë foto me ne pastaj!

Presidenti i Amerikës Donald Trump, iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme me një fjalim. Midis të tjerash ai tha :"Nëse doni liri, ndjehuni krenarë për vendin tuaj, nëse doni demokraci, ruani sovranitetin tuaj!"

Me kokën ulur, i madhi pyet të voglin:

  • Si jemi me këto të dyja neve?
  • Shkëlqyeshëm! O sa mirë me qen shqiptar o hej, o hej!
  • Bravo të qoftë!

Më pas, "zotiedhapresident" Trump tha, se në bazë të politikave që administrata e tij kishte aplikuar në territor, ishin krijuar 6 milionë vende të reja pune, në Amerikë!

  • Po ne sa milionë vende pune kemi krijuar?
  • 300 mijë, aq sa premtove në fushatë!
  • A i bëjmë dot 6 milionë edhe ne?
  • Jo, se 2.8 milionë jemi gjithsej!
  • A rregullohet Shqipëria me këto 300 mijë vende të reja që kemi hapur?
  • Shqipëria jo, Gjermania po. I kemi hapur në Gjermani!
  • Më mirë! Ta kemi mirë me Merkelin ne, po varja këtij Trapit!

Punimet vazhdojnë. Fëmijët kanë kërkuar që Shqipëria të bëhet anëtare e Këshillit jo të përhershëm të Sigurisë së OKB. Nëse ia dalin, do të thotë se po rriten nga pak...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PASHA ZOTIN! (+18)
»
Article Logic
Execution time: 0.0074870586395264
array(1) { ["section"]=> string(23) "dy-femije-ne-okb-179709" }