'Dy fëmijët e Lavdrim Muhaxherrit ndodhen në Siri', gazetarja jep detaje: Si u martua gruaja nga Tirana me shqiptarin e tmerrshëm

Publikuar tek: aktualitet, më 06:57 22-10-2019 'Dy fëmijët e Lavdrim Muhaxherrit ndodhen në Siri', gazetarja jep detaje: Si u martua gruaja nga Tirana me shqiptarin e tmerrshëm Lavdrim Muhaxherri

Lavdrim Muhaxherri kreu i luftëtarëve shqiptarë në organizatën terroriste ISIS u vra në vitin 2017 në Siri pas bombardimeve amerikane.

Ndërkohë, gazetarja Fatjona Mejdini tha mbrëmë në 'Opinion' se dy fëmijët e tij të lindur në Siri janë ende atje.  Gazetarja rrëfeu se një grua nga Tirana u martua me Muhaxherrin, i njohur si shqiptari i tmerrshëm i ISIS.  

"Mund të jap unë shifra të shqiptarëve të paktën në muajin prill: 52 gra dhe fëmijë shqiptarë, ku 43 janë fëmijë dh 13 prej të cilëve të lindur në Siri dhe 11 gra…Kjo është ishte në muajin prill me pasaportë shqiptarë …Po të hysh në historitë personale të secilës prej tyre…ju besoj e dini se pjesa më e madhe nuk e di që janë dy fëmijë të Lavdrim Muhaxheri. Një person i cili u vra ai ishte i martuar më një grua nga Tirana, sepse ka ndodhur që gruaja nga Tirana së bashku me dy fëmijët e saj u nisën në 2014 dhe shkoi në Siri për të luftuar bashkë me bashkëshortin. Bashkëshorti vdes pasi një viti luftimesh, ishin nisur të gjithë si familje dhe aty është rregulli që gratë martohen dhe më pas ajo u martua me Lavdrim Muhaxherin dhe nga kjo martesë kanë lindur dy fëmijë dhe momentalisht gruaja nga Tirana bashkë më dy fëmijët e Lavdrimit dhe dy fëmijët që i ka sjellë nga Tirana gjenden në Al -Hol", tha ajo.

s1.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022432088851929
array(1) { ["section"]=> string(132) "dy-femijet-e-lavdrim-muhaxherrit-ndodhen-ne-siri-gazetarja-jep-detaje-si-u-martua-gruaja-nga-tirana-me-shqiptarin-e-tmerrshem-182997" }