Dy gjyqtarë të tjerë dorëzohen para vettingut, Hoxha dhe Çobo nuk dërgojnë deklaratat në KLD

Publikuar tek: aktualitet, më 12:25 01-02-2017 Dy gjyqtarë të tjerë dorëzohen para vettingut, Hoxha dhe Çobo nuk dërgojnë deklaratat në KLD

Proçesi i Vetingut duket se ka trembur gjyqtarë e prokurorë.

Deri tani, lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i shmangen procesit të vetingut është rritur dhe tashmë pjesë e saj janë dhe gjyqtarët, Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo, të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratat në KLD.

Veç tyre, nga sistemi kanë dhënë dorëheqjen dhe gjashtë gjyqtarë të tjerë, ku habiti fakti se pjesë e gjyqtarëve që refuzuan të jenë pjesë e proçesit ishte dhe gjyqtari kushtetues Vladimir Kristo, i cili nuk e dorëzoi formularin e pasurisë në ILDKPI. Kristo ka paraqitur argument pragun e pensionit, por de fakto ai është vetëpërjashtuar kështu nga procesi i vettingut. Edhe gjyqtares së lartë Mirela Fana, e mandatuar në vitin 2009 si anëtare e kësaj gjykate, iu miratua dorëheqja nga mandati jo vetëm nga kreu i shtetit, por edhe nga kolegjet e bashkuara.

Me pretendimin se i duhet kohë për t’u thelluar në jetën akademike, gjyqtarja e lartë Fana ka dhënë dorëheqjen edhe nga depozitimi i formularit të pasurisë pranë ILDKPI, ndonëse nuk ka munguar plotësimi prej saj i formularit të karrierës pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kristo dhe Fana japin dorëheqjen kështu edhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ku ishin zgjedhur me short pak ditë më parë.

Ndërkohë, për dy organet e reja të qeverisjes së drejtësisë që pritet të ngrihen, pasditen e së martës Avokati i Popullit publikoi listën e personave që aplikuan për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, me 16 kandidatë nga radhët e avokatëve për KLGJ dhe 13 për në KLP.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tenton vetëvrasjen i burgosuri në Tiranë që humbi pak ditë më parë të birin, policët e shpëtojnë në momentet e fundit
Në Krujën e bekuar, rrugës për Kala është ndërtuar ky gjigant i tmerrshëm (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011404991149902
array(1) { ["section"]=> string(97) "dy-gjyqtare-te-tjere-dorezohen-para-vettingut-hoxha-dhe-cobo-nuk-dergojne-deklaratat-ne-kld-67344" }