Dy gratë më të fuqishme të botës përballen me njëra-tjetrën, bisedime të rëndësishme

Publikuar tek: bota, më 12:33 25-04-2017 Dy gratë më të fuqishme të botës përballen me njëra-tjetrën, bisedime të rëndësishme

Dy gratë më të fuqishme të botës, Ivanka Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, janë përballur me njëra-tjetrën në Samitin e 20-të të Grave në Berlin(G20).

Ivanka Trump mbërriti këtë të martë në Berlin në Samitin G20, ku do të diskutohet për mbështetjen e grave sipërmarrëse me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde.

 Në mes të marsit kancelarja gjermane bëri një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse kaloi moment ‘sikleti’, kur Trump nuk pranoi t’i jepte dorën, shkruan newsbomb.al.

 Por sot, Ivanka Trump ndodhet në Gjermani, dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve të fuqishme.

Ky është udhëtimi i parë ndërkombëtar i Ivanka Trump që kur babai i saj mori postin e Presidentit të SHBA-ve, por sot Ivanka është në detyrën e Këshilltares së Presidentit, krahu i djathtë i Donald Trump./Newsbomb.al/

KLIKO KËTU PËR TA PARË LIVE: Ivanka Trump takim me Angela Merkel

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtuesja e emisionit televiziv ‘rrëmben’ postin e zëdhënëses së re të Departamentit Amerikan të Shtetit
Prag-lufte, SHBA ankoron nëndetesen nukleare në Korenë e Jugut »
Article Logic
Execution time: 0.011334896087646
array(1) { ["section"]=> string(89) "dy-grate-me-te-fuqishme-te-botes-perballen-me-njera-tjetren-bisedime-te-rendesishme-76383" }