Dy italianë të moshuar ndalohen në plazhin e Vlorës, u kapën nga radari duke lundruar me skaf

Publikuar tek: aktualitet, më 21:02 21-01-2017 Dy italianë të moshuar ndalohen në plazhin e Vlorës, u kapën nga radari duke lundruar me skaf FOTO ILUSTRUESE

Rreth orës 17:45, në plazhin e quajtur "Darëzezë-Hoxharë" Vlorë, është kapur një mjet lundrues "Skaf", me 2 shtetas italianë në bord.

Personat që ndodheshin brenda skafit janë A.D., 64 vjeç dhe F.M., 65 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues "Skaf" me gjatësi 8 m, me dy motorë 225 KF secili, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundraligjshme.

Nga veprimet hetimore në ndjekje të këtij mjeti, mësohet se të dy shtetasit italianë kanë rënë në gjurmët e radarit të Policisë Kufitare Vlorë duke lëvizur nga veriu në drejtim të jugut të ujërave tona bregdetare.

Policia ka bërë bllokimin e mjetit lundrues.

Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me intervistimin dhe sqarimin e rrethanave të mëtejshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë 22 vjeçari, i shpërtheu granata kur po hapte kanalin kullues
I vranë të birin tragjikisht në Vlorë, babai: Djali s’më kthehet më, keqardhje për dënimin... »
Article Logic
Execution time: 0.011553049087524
array(1) { ["section"]=> string(98) "dy-italiane-te-moshuar-ndalohen-ne-plazhin-e-vlores-u-kapen-nga-radari-duke-lundruar-me-skaf-66232" }