Dy javë në karantinë, supermodelja merr përgjigjen e testit për COVID-19

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:06 26-03-2020 Dy javë në karantinë, supermodelja merr përgjigjen e testit për COVID-19 Heidi Klum

Pas dy javësh në karantinë, me probleme shëndetësore, supermodelja Heidi Klum ka marrë përgjigjen e testit të COVID-19.

Fatmirësisht për të, testi ka rezultuar negativ, ndërsa Klum e kishte kryer atë pasi filloi të kishte ethe dhe temperaturë të lartë.

“Dita e 14-të e qëndrimit në shtëpi. COVID-19 negativ,”- shkoi ajo në instagram, ndërsa postimin e shoqëroi me një foto të shtrirë në bar duke shijuar rrezet e diellit.

Supermodelja kishte njoftuar në instagram në datën 10 mars se dyshonte se ishte e infektuar, pasi kishte ethe, temperaturë të lartë dhe kollë.

heidi-klum-2.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091760158538818
array(1) { ["section"]=> string(78) "dy-jave-ne-karantine-supermodelja-merr-pergjigjen-e-testit-per-covid-19-200107" }