Rastet e fundit të konfirmuara pozitive me COVID-19 kanë qenë para dy javësh, ndaj qeveria sllovene ka vendosur të shpallë fundin e pandemisë në vendin e saj.
Udhëtarët nga vendet e tjera të BE-së që mbërrijnë në Slloveni nuk do të duhet të qëndrojnë më në izolim, thuhet në mediat e huaja.
Sllovenia me një popullsi rreth 2 milionë banorë der më tani ka konfirmuar 1464 raste dhe 103 viktima, ndërsa ishte e rrezikuar për shkak të kufizimit të saj me Italinë.
Fundi i epidemisë do të thotë që disa masa, përfshirë ndihmën financiare për qytetarët dhe bizneset e goditura nga koronavirusi, do të skadojnë në fund të majit.
Qeveria tha se shtetasit e huaj që tregojnë shenja të infeksionit të koronavirusit ende nuk do të lejohen të hyjnë në vend.
Për shtetasit e vendeve jo anëtare të BE-së do të mbetet në fuqi karantinimi për 14 ditë, por duke përjashtuar diplomatët dhe njerëzit që merren me transportin e ngarkesave.
Por qeveria ka theksuar në njoftimin e saj se qytetarët duhet të ndjekin rregullat themelore për të parandaluar një përhapje të mundshme të infeksionit.