Dy javë pas operacionit në Vlorë, Policia arreston skafistin që tentoi të çonte 50 sirianë në Itali, i braktisi në mes të detit (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:34 20-01-2021 Dy javë pas operacionit në Vlorë, Policia arreston skafistin që tentoi të çonte 50 sirianë në Itali, i braktisi në mes të detit (EMRI) Emigrantet siriane qe u shpetuan ne mes te detit, ne Vlore

Një 26 vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, si autor i tretë i ngjarjes së ndodhur dy javë më parë në qytetin bregdetar, ku u tentuan të çoheshin në Itali me gomone 50 shtetas sirianë.

Mjeti lundrues pësoi defekt në mes të detit dhe pas disa orësh betejë me dallgët, Roja Bregdetare bëri të mundur shpëtimin e tyre.

“Dy javë me parë, Policia ka vënë në pranga 2 personat përgjegjës për strehimin e shtetasve të huaj emigrantë, përkatësisht pronarin e një hoteli në Tiranë dhe pronarin e një banese në fshatin Trevllazër, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të tentativës për kontrabandimin e migrantëve në rruge detare dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj ngjarjeje, shtetasin: - Emiljano Lika (A.), 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues (skafisti), me të cilin migrantët nga vendet e treta do të largoheshin në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021. 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, njofton Policia.

Më herët, në pranga kanë rënë 32 vjeçari Qazim Ismailaj, pasi strehoi 50 emigrantët sirianë në shtëpinë e tij në fshatin Trevllazër, Vlorë. Në burg, është gjithashtu dhe Fatos Dusha, pronar i një hoteli në Tiranë, i cili strehoi disa prej emigrantëve para se të niseshin në Vlorë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermania trendi i ri emigracionit për shqiptarët, në dy vite dyfishohen lejet e qëndrimit
Ekzekutimi i biznesmenit turk në mes të Stambollit, konflikti për kredinë 75 milionë euro dhe lidhja me Rezart Taçin e Artan Santos »
Article Logic
Execution time: 0.010836839675903
array(1) { ["section"]=> string(132) "dy-jave-pas-operacionit-ne-vlore-policia-arreston-skafistin-qe-tentoi-te-conte-50-siriane-ne-itali-i-braktisi-ne-mes-te-detit-235667" }