Dy 'katunarët e Surrelit' bëhen bashkë, Rama drekon në restorantin pranë shtëpisë me këtë biznesmen

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:52 14-07-2019 Dy 'katunarët e Surrelit' bëhen bashkë, Rama drekon në restorantin pranë shtëpisë me këtë biznesmen

Këtë të dielë kryeministri Edi Rama duket se ka preferuar të qëndrojë në Tiranë dhe ka drekuar në restorantin e njohur pranë shtëpisë së tij në Surrel.

Ka qenë vetë kryeministri ai që e ka bërë të ditur këtë gjë me një foto në Instagram.

Gjatë drekës, Rama ka publikuar një foto me pronarin e restorantit Ismet Shehun, i cili si duket e ka shoqëruar në këtë drekë.

Kryeministri flet me superlativa për restorantin 'Ceren', ndërsa tërheq vëmendjen teksa e quan veten dhe biznesmenin katunar.

'Ne katunarët e Surrelit jemi shumë krenarë për “Cerenin”, një nga restorantet më të mirë në Shqipëri, ku Ismeti ka derdhur tërë pasionin e mjeshtërinë e tij, pasi u rrit si emigrant e kreu studimet e larta në Londër për gastronomi e turizëm dhe bashkë me familjen, i’u përkushtua kësaj sipërmarrjeje shembullore me 40 të rinj të punësuar nga zona', shkruan Rama.

ghdtj.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.042107105255127
array(1) { ["section"]=> string(103) "dy-katunaret-e-surrelit-behen-bashke-rama-drekon-ne-restorantin-prane-shtepise-me-kete-biznesmen-172163" }