Dy këngëtare në protestë për të shpëtuar Valbonën, thirrje artistëve të bashkohen

Publikuar tek: aktualitet, më 17:21 02-10-2016 Dy këngëtare në protestë për të shpëtuar Valbonën, thirrje artistëve të bashkohen Valbona

Foto: Eda Zari

Elina Duni dhe Eda Zari, dy këngëtaret shqiptare do t’i bashkohen protestës së banorëve të Valbonës, dhe jo vetëm, kundër ndërtimit të 11 hidrocentraleve që rrezikojnë ta shkatërrojnë për gjithmonë jo vetëm lumin por të gjithë luginën dhe ekosistemin në të.

Në një mesazh në Facebook, Elina Duni thotë se do të këndojë në protestë kundër shkatërrimit të Valbonës ndërsa i bën thirrje të gjithë artistëve të tjerë t’i bashkohen nismës së pavarur.

“Kam vite që këndoj nëpër Evropë këngët e bjeshkëve, këngët e kodrinave, maleve, detit. Në folkun shqiptar natyra është personazhi kryesor. Në ç’do këngë ndihet fryma e saj. Shpesh mbyll sytë dhe nga skena ku jam, paramendoj ato fusha, male, dallgë e re që kanë qënë ndoshta të parët dëgjues të këngës që unë po këndoj.

Dua të ëndërroj një Shqipëri ku patriotizmi është simbol i respektit së natyrës se mrekullueshme që kemi, ku ka një turizëm të ndërgjegjshëm, ku dashuria për vendin na bën më të mirë.

Dua të ëndërroj një Shqipëri ku liria nuk përfaqëson mosrespektin e pronës publike. Dua që të duam atë që na bashkon dhe sot të bashkohemi për të vetmen tokë qe kemi. E. Duni

29 tetor në Valbonë dhe 30 tetor në Tiranë:

Eda Zari dhe Elina Duni i bëjnë thirrje gjithë artistëve në Shqipëri dhe jashtë saj t’i bashkohen kësaj iniciative të pavarur civile.

Në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës;

Në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave;

Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS!”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076639652252197
array(1) { ["section"]=> string(86) "dy-kengetare-ne-proteste-per-te-shpetuar-valbonen-thirrje-artisteve-te-bashkohen-54855" }