'Dy laboratorë të tjerë për analizën e COVID-19', Silva Bino konfirmon lajmin: Anëtarja e Task-Forcës e infektuar me koronavirus

Publikuar tek: aktualitet, më 14:03 28-03-2020 'Dy laboratorë të tjerë për analizën e COVID-19', Silva Bino konfirmon lajmin: Anëtarja e Task-Forcës e infektuar me koronavirus Silva Bino

Përgjegjësja e Departamentit të  Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino, konfirmoi se do të shihet mundësia edhe për dy laboratorë të tjerë në QSUT dhe te "Shefqet Ndroqi", për të bërë analizat e COVID-19.

Gjithashtu Bino konfirmoi edhe lajmin se Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Mirela Cami është e infektuar me koronavirus.

"Në bazë të ligjit ISHP ka laboratorin e referencës në lidhje me testimin për sëmundjet infektive, është i vetmi laborator që ka bërë kontrollin e cilësisë sipas të gjitha rekomandimeve dhe është i licencuar.

Në lidhje me laboratorë të tjerë publik jemi duke vlerësuar kapacitetet dhe natyrisht në bazë të një protokolli aftësitë e testimit në QSUT dhe më pas tek "Shefqet Ndroqi", në mënyrë që dy laboratorë të tjerë t'i nënshtrohen testimit të certifikuar.

Në varësi të vlerësimit të metodave të reja të testimit do të shikojmë edhe mundësinë e testimeve të tjera në vende të tjera, pra laboratorë që janë publik. Por kjo do të kryhet në varësi të metodikave të testimit në mënyrë që qytetarëve t'i ofrojmë teste për të cilat ne nuk themi që është negativ dhe mund të dalë negativ, që kjo gjë të jetë e vlerësuar siç duhet. Natyrisht, gjykimi klinik i mjekut është një element i rëndësishëm.

Përsa i përket spitaleve jo publike ende nuk ka një vendim. Komiteti është duke e vlerësuar mënyrën se si do të operojnë këto spitale dhe si do ta ofrojnë këtë testim nëse do të munden mbas procesit të verifikimit dhe vlerësimit", tha Bino.

Ajo shtoi se Mirela Cami është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po punon nga shtëpia.

"Drejtoresha e Operatorit është me COVID-19. Nuk ka asgjë, COVID-19 është një sëmundje infektive të gjithë mund të kemi kontakte mund t ë infektohemi. E rëndësishme është të vetëizolohemi. Ajo gjendet duke punuar nga shtëpia dhe është e vetizoluar", tha Bino.

5e7f37fb728fcmirela.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093169212341309
array(1) { ["section"]=> string(131) "dy-laboratore-te-tjere-per-analizen-e-covid-19-silva-bino-konfirmon-lajmin-anetarja-e-task-forces-e-infektuar-me-koronavirus-200406" }