Dy largime të tjera nga "Top Channel", ja kush janë gazetaret që "braktisën" televizionin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:18 21-08-2016 Dy largime të tjera nga

Pas ikjes së disa prej gazetarëve dhe autorëve më të spikatur në këtë televizion muaj më parë, edhe dy gazetarë të tjerë i janë larguar medias së dytë më të ndjekur në vend.

Gazetarja e politikës Sonila Agostini, që nga themelimi i Top News ka braktisur Top Media për t’u drejtuar pranë Televizionit Publik Shqiptar në të njëjtin rol.

Burime të Info Media Albania, bëjnë me dije gjithashtu se një nga montazhieret më të spikatura të TCH, Denada Sadiku është larguar nga gjigandi televiziv. Ajo ka realizuar për vite me radhë dokumentarët e “Exclusive” dhe gjithashtu njihet si njeriu kryesor në realizimin dhe ideimin e promove të emisionit Top Story nga Sokol Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029160976409912
array(1) { ["section"]=> string(90) "dy-largime-te-tjera-nga-top-channel-ja-kush-jane-gazetaret-qe-braktisen-televizionin-50414" }