Dy LIDERËT LABURISTË marrin përgjegjësinë e humbjes së thellë, Corbyn shkruan në gazeta, McDonnel del në BBC

Publikuar tek: bota, më 18:12 15-12-2019 Dy LIDERËT LABURISTË marrin përgjegjësinë e humbjes së thellë, Corbyn shkruan në gazeta, McDonnel del në BBC Jeremy Corbyn dhe John McDonnel

Jeremy Corbyn dhe John McDonnel kanë kërkuar falje për humbjen katastrofike të laburistëve në zgjedhjet e të enjtes, ku humbën jo pak por 59 vende.

Zoti Corbyn tha se ndjente keqardhje ndërkohë që McDonnell i tha BBC se kjo fatkeqësi binte mbi të. Lideri dhe kancelari hije thanë se do të tërhiqen Vitin e Ri.

Gara për zëvendësimin e tyre ka filluar ndërkohë që Lisa Nandy tha se për herë të parë ajo po mendon seriozisht të kandidojë.

Zoti McDonnell tha se do të jetë komiteti ekzekutiv I laburistëve të vendosë për mekanizmin e zgjedhjes së lidershipit të rid he kjo do të ndodhë nga 8 deri në 10 javë.

Laburistët vuajtën zgjedhjet më të këqija që nga viti 1935 të premten ndërkohë që ranë me 8 pikë. Ndërsa konservativët arritën të marrin 80 vende, fitorja më e madhe në 30 vjet, duke mundur laburistët edhe në zemrën e tyre.

Corbyn u kërkoi falje mbështetësve me dy artikuj në faqet e gazetave të së djalës dhe tha se merr përsipër përgjegjënë e tij për rezultatin, por insistoi se është krenar për fushatën e partisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pushtet, rini dhe elegancë/ Prezantohet qeveria e Finlandës, kush janë ministret me moshën më të re në botë (FOTO)
Obama: Femrat në drejtim transformojnë gjithçka, janë më të mira se burrat »
Article Logic
Execution time: 0.011667966842651
array(1) { ["section"]=> string(113) "dy-lideret-laburiste-marrin-pergjegjesine-e-humbjes-se-thelle-corbyn-shkruan-ne-gazeta-mcdonnel-del-ne-bbc-189482" }