Dy liderët më të fuqishëm të botës, do të takohen për herë të parë

Publikuar tek: bota, më 19:46 11-05-2017 Dy liderët më të fuqishëm të botës, do të takohen për herë të parë

Një marrëdhënie e trazuar ka qenë ajo midis dy vendeve më të fuqishëm të botës SHBA-së dhe Rusisë. Por duket se Trump dhe Putin do të ndodhë në muajin korrik, si pjesë e samitit të G20 në Hamburg.

Lajmi është konfirmuar nga media ruse shtetërore që shton se ishte ministri i Jashtëm Sergej Lavrov që dha lajmin pas takimit të tij me Donald Trump dhe Rex Tillerson në Uashington ditën e djeshme.

 Agjencia e lajmeve “Tass” thotë se nëse konfirmohet edhe nga Shtëpia e Bardhë do jetë takimi i parë mes tyre që kur Trump hyri në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Më në fund ata do takohen ­.

Aktualisht ekipi i fushatës së presidentit Trump është nën hetim nga autoritetet amerikane për lidhje me Rusinë. Mbrëmjen e së martës, Trump shkarkoi nga detyra drejtorin e FBI James Comey, si pjesë e këtij hetimi. Takimi i mundshëm mes tyre është diskutuar edhe nga një telefonatë mes Trump dhe Putin gjatë javës së kaluar.

Marrëdhëniet SHBA – Rusi janë përkeqësuar vitet e fundit pasi në kohën kur president ishte Obama një zëdhënës i Kremlinit tha se të gjitha nivelet e dialogut me SHBA-të kanë mbetur pezull. Trump dhe Putin kanë patur pikëpamje të ndryshme mbi sulmin që urdhëroi Trump në Siri, pas sulmit me gaz kimik ndaj civilëve të Sirisë, sulm ku u akuzua Bashar Al-Assad.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E pazakontë, 19 vjeçaren e varrosin të gjallë por s’do ta besoni si shpëtoi
Plas skandali në SHBA, rusët mund të kenë futur përgjues dje në Zyrën Ovale? »
Article Logic
Execution time: 0.0092170238494873
array(1) { ["section"]=> string(71) "dy-lideret-me-te-fuqishem-te-botes-do-te-takohen-per-here-te-pare-78313" }