Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në Elbasan dhe shkak dyshohet të jenë bërë ngricat në rrugë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në unazën e qytetit, ndërsa paraprakisht raportohet për një të vdekur dhe tre të plagosur, ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar. Të plagosurit janë transportuar për mjekim në spitalin e Elbasanit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.
Foto nga vendngjarja: