Dy makina policie me alarm dhe me sirena hyjnë kundravajtje në Tiranë, shmangin “si në filma” automjetet që u vijnë përballë (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:38 28-01-2017
Policia kundravajtje by newsbomb-al

Dy makina policie me alarm dhe sirena të ndezura kanë hyrë kundravajtje në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, mbrëmjen e djeshme, pak minuta përpara mesnatës.

Me shpejtësi të madhe, duke të krijuar idenë se ndodheshin në një urgjencë, makinat e policisë kanë hyrë kundravajtje në urën pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pasi kanë ecur për disa metra, janë futur në një rrugicë aty pranë.

Pavarësisht orës së vonë, në rrugë kishte automjete që ishin në drejtimin e duhur, por përballë tyre u janë shfaqur këto dy makina. Policët kanë shmangur makinat që u vinin përballë, shpejtësia e të cilave ishte e konsiderueshme.

Pavarësisht këtij rreziku, nga Policia e Tiranës nuk është njoftuar për ndonjë aksion, apo arrestim në orët e para të mëngjesit, që mund të kishte detyruar këta efektivë të ndërmerrnin veprimin ekstrem.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestrohet 3,7 kile drogë e fshehur në vazo qelqi, arrestohet poseduesi 28-vjeçar (Emri)
U largua nga Shqipëria, por piloti Guidi nuk ndodhet as në Itali, flet avokati »
Article Logic
Execution time: 0.010506868362427
array(1) { ["section"]=> string(133) "dy-makina-policie-me-alarm-dhe-me-sirena-hyjne-kundravajtje-ne-tirane-shmangin-si-ne-filma-automjetet-qe-u-vijne-perballe-video-66956" }