Dy ministra hollandezë dorëhiqen, i kthyen lekët një trafikanti, po humbën informacionin

Publikuar tek: bota, më 11:48 10-03-2015 Dy ministra hollandezë dorëhiqen, i kthyen lekët një trafikanti, po humbën informacionin Ish ministri i Drejtesise ne Hollande Ivo Opstelten

Ministri hollandez i drejtësisë Ivo Opstelten dhe sekretari i shtetit Fred Teeven dhanë dorëheqjen pas akuzës se kanë  mashtruar parlamentin për një pagesë në vitin 2001 të kompensimit të një trafikanti droge, raporton BBC. 

Opstelten deklaroi se ai ishte paguar më pak sesa i ishte konfiskuar nga shteti.  Ai tha se detaje pagesash të autorizuara nga zoti Teeven si prokuror kishin humbur, por nuk rezultoi kështu. Dorëheqjet janë një tronditje për partinë liberale ndërkohë që do të përballet me zgjedhjet. Opstelten dhe Teeven janë të dy nga partia konservatore që është në pushtet ndërkohe që do të përballen me zgjedhjet këtë muaj. Doreheqjet do të vendosin në pikëpyetje edhe koalicionin e liberalëve me laburistët, të cilët në fakt kanë qenë kritikë për Opstelten dhe Teeven.

Ministri i Drejtësisë kishte deklaruar se trafikanti i drogës Cees Helman, ishte paguar më pak sesa kompensimi prej 4.7 milionë guilder (monedha ne Hollande, rreth 1.5 milione paund) që në fakt duhet të merrte. Tha gjithashtu se detajet e pagesave kishin humbur.

Të hënën zoti Opstelten tha se një e dhënë për transaksionin ishte gjetur. “Ky informacion mund të ishte gjetur më herët” u tha ai gazetarëve. “Do marr të gjithë përgjegjësinë për këtë çështje dhe i kam paraqitur mbretit dorëheqjen”. Pagesa ishte bërë pasi autoritetet ishin të pamundura të provonin se paratë që kishin konfiskuar nga Helman, ishin mbajtur ilegalisht. Zoti Teeven që ishte prokuror në atë kohë, kishte autorizuar transfertën. Pagesa nuk ishte ilegale. Megjithatë, dy ministrat thanë se mungesa e informacionit, i kishte vendosur në një pozitë jo fort të këndshme, citon agjencia Reuters. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028474092483521
array(1) { ["section"]=> string(91) "dy-ministra-hollandeze-dorehiqen-i-kthyen-leket-nje-trafikanti-po-humben-informacionin-5425" }