Dy ministrat e Edi Ramës në dy ekranet e mëdha, por kryeministri zgjedh të ‘preferuarin’ e tij

Publikuar tek: politike, më 22:37 30-01-2018 Dy ministrat e Edi Ramës në dy ekranet e mëdha, por kryeministri zgjedh të ‘preferuarin’ e tij

Dy ministra të qeverisë “Rama 2” janë sot në mbrëmje në dy ekranet e mëdha televizive.

Minisrti i Jashtëm dhe ai i Brendshëm, Ditmir Bushati dhe Fatmir Xhafaj duket se janë për momentin ministrat më në qendër të vëmendjes mediatike.

Bushati ka zgjedhur Tv Klanin e Aleksandër Frangajt për të shpjeguar shqetësimet e nxitura nga negociatat me Greqinë.

Ndërsa te News24 i Irfan Hysenbelliut, Xhafaj po sqaron disa çështje delikate, nga ekstradimet e konsideruara problematike, te ngjarjet e bujshme kriminale të ditëve të fundit.

Por kryeministri Edi Rama e ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ka vendosur të promovojë ministrin Ditmir Bushati në “Opinion” duke i bërë thirrje mbi 1 milion shqiptarëve në rrjetet sociale ta ndjekin drejtpërdrejt në ERTV-në e tij.

Kjo zgjedhje e Ramës s’duket aspak surprizë, për dy arsye. Rama vijon t’i quajë negociatat e Bushatit me Greqinë si arritje të madhe për vendin tonë, edhe pse kritikët vënë alarmin se po dalim me këpucë të kuqe. Por edhe se miqësia e Ramës me pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangaj tashmë është faktuar me takime, dreka dhe darka të shumta.

Xhafaj, si ministër i ri i qeverisë “Rama 2” dhe si një përdorues relativisht i ri i rrjeteve sociale është mjaftuar me një “cicërimë” në Twitterin e tij: “Pas pak, live në News 24.”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01131796836853
array(1) { ["section"]=> string(98) "dy-ministrat-e-edi-rames-ne-dy-ekranet-e-medha-por-kryeministri-zgjedh-te-preferuarin-e-tij-108537" }