“Dy ministrat e Ramës përgjohen në dosjen kriminale”, gazetari dha sinjalin, deputeti zbulon sot njërin prej tyre (EMRI)

Publikuar tek: politike, më 14:25 10-02-2018 “Dy ministrat e Ramës përgjohen në dosjen kriminale”, gazetari dha sinjalin, deputeti zbulon sot njërin prej tyre (EMRI)

Mbrëmë gazetari Basir Çollaku bëri një deklaratë të fortë ndërsa ishte i ftuar në një emision politik.

Ai tha se dy ministra të kabinetit të sotëm të Partisë Socialiste janë përgjuar të flasin për “sasi parash”, por nuk preferoi të flasë me emra.

Ndërkohë, pak minuta më parë deputeti i PD, Agron Shehaj zbulon njërin prej tyre.

Sipas tij, referuar informacioneve nga disa media, njëri nga ministrat është Damian Gjiknuri dhe është njëri nga zyrtarët e përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Elbasanit.

“Sipas mediave, Ministri Gjiknuri është i përfshirë në hetimet e Prokurorisë së Elbasanit. Në një vend normal, prokuroria duhet të sqarojë opinionin publik nëse është e vërtetë”, shkruan Shehaj.

Ndërkohë, mbrëmë gazetari Çollaku deklaroi: “Në Elbasan ka një dosje ku janë te përfshirë dhe dy emra ministrash që kanë dalë nga përgjimet e një subjekti tjetër. Edhe pse nga transkriptimet janë zbuluar emrat e tyre, ata nuk janë thirrur nga prokuroria. Dy ministra të qeverisë së sotme kanë folur me subjektin për sasira parash. Kjo dosje është në prokurorinë e Elbasanit, por ka shkuar dhe në gjykatë.”

Basir Çollaku ka thënë gjithashtu se nuk preferon ti thotë emrat e ministrave për momentin, por pret nga Prokuroria dhe Gjykata t’i thërrasin dy ministrat në hetim. Pra flitet për shuma të mëdha parash dhe nuk merren nën hetim, kjo është absurde.

agron.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01656699180603
array(1) { ["section"]=> string(121) "dy-ministrat-e-rames-pergjohen-ne-dosjen-kriminale-gazetari-dha-sinjalin-deputeti-zbulon-sot-njerin-prej-tyre-emri-109813" }