Dy oligarkët UKRAINAS humbin gjyqin në Londër për lirimin e aseteve me vlerë 2 miliardë dollar (HISTORIA E PRIVATBANK dhe lidhja me PRESIDENTIN)

Publikuar tek: bota, më 18:25 15-10-2019 Dy oligarkët UKRAINAS humbin gjyqin në Londër për lirimin e aseteve me vlerë 2 miliardë dollar (HISTORIA E PRIVATBANK dhe lidhja me PRESIDENTIN)

Igor Kolomoisky, një nga oligarkët më të fuqishëm të Ukrainës që është edhe afër presidentit të vendit, ka humbur një përpjekje për të liruar 1.9 miliardë dollar të ngrira, nga një gjykatë angleze, lidhur me një skandal banker që ende kërcënon të prishë rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Gjykata e Apelit në Londër mbështeti ngrirjen e pasurisë kundër zotit Kolomoisky dhe Gennadiy Bogolyubov, ish pronarë të PrivatBank, huadhënësi më i madh i Ukrainës në vitin 2017. Por gjykata ka lejuar që vetë Banka të ndjekë procedurat kundër dy oligarkëve.

PrivatBank u shtetëzua në dhjetor 2016 pasi u gjet një gropë prej 5.5 miliardë dollarësh në bilancin e saj, shumica dyshohet që ka ardhur nga huat mashtruese dhe palët e lidhura me to. Banka tani është nën administrim të ri dhe po përpiqet të rimarrë nëpërmjet gjyaktave angleze dhe amerikane, asete që ajo pretendon se i janë vjedhur nga pronarët e mëparshëm.

Gjykata e Apelit rrëzoi një vendim të mëparshëm të dhjetorit të kaluar që zbuloi se gjykatat angleze nuk ishin juridiksin por këtë cështje dhe që PrivatBank e kishte shtuar shumën e humbjeve të pësuara.

Avokati i zotit Kolomoisky tha se do ta apelojë vendimin e të martës në Gjykatën Supreme të Mbretërisë së Bashkuar. “Zoti Kolomoisky pohon se nuk ka pasur mashtrime dhe asnjë humbje nuk i është shkaktuar bankës” tha Fieldfisher, avokati mbrojtjes pas procesit. “Pretendimet e Bankës janë keqkuptuar dhe do të dështojnë”.

Vetë Kolomoisky po sheh mundësinë të kthejë cështjen në gjykatat e Ukrainës, një veprim që mund të rrezikojë një program të mëtejshëm të huazimit të Ukrainës nga ana e FMN dhe minon besimin e investitorëve në vend.

Zoti Kolomoisky ka lidhje biznesi me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, showt televizivë të të cilit shfaqen në stacionin televiziv të oligarkut. Ish avokati i Kolomoiskyt në cështjen e PrivaBank është shefi i stafit të presidentit Zelensky.

Presidenti tha javën e kaluar se asnjë “kopek i vetëm”, (Monedhë në Ukrainë) nuk do t'i paguhej zotit Kolomoisky në lidhje me cështjen e PrivatBank, por ai ende nuk ka bërë një deklaratë pa ekuivok për të mbështetur shtetëzimin e bankës.

Ndërkohë CEO i PrivatBank tha se vendimi ishte një hap i rëndësishëm përpara për drejtësinë e bankës dhe për njerëzit e Ukrainës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.046287059783936
array(1) { ["section"]=> string(149) "dy-oligarket-ukrainas-humbin-gjyqin-ne-londer-per-lirimin-e-aseteve-me-vlere-2-miliarde-dollar-historia-e-privatbank-dhe-lidhja-me-presidentin-182186" }