Dy persona në pranga në Vërnicë, kaluan gjysëm kile hashash

Publikuar tek: aktualitet, më 12:10 23-02-2015 Dy persona në pranga në Vërnicë, kaluan gjysëm kile hashash Foto ilustruese

Dy persona janë vënë në pranga paraditen e sotme në pikën kufitare të Vërnicës, raportojnë gazetarët nga Kukësi. Sipas autoriteteve doganore, ata kanë tentuar të kalojnë në doganë nga Kosova drejt Shqipërisë një sasi prej gjysëm kilogrami lënde narkotike, të llojit marijuanë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se lënda e llojit marijuanë u sekuestrua në automjetin tip Volvo me të cilin udhëtonin. Makina ishte me dokumentet e Kosovës. Ekspertët kanë mundur ta dallojnë atë poshtë sediljes së shoferit, të paketuar më së miri, dhe nëpërmjet paisjeve të posaçme për dallimin e lëndës narkotike. Pakoja ishte mbështjellë me qese, ndërkohë që dy personat janë prangosur. Organet kompetente po hetojnë për origjinën e lëndës narkotike dhe destinacionin final të saj. Pika kufitare e Vërnicës, një javë më parë, u vizitua nga dy kryeministrat Rama e Mustafa duke theksuar bashkëpunimin doganor mes dy vendeve. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr me armë mes të rinjsh, plumbat prekin xhamin e ALUIZNI-t në Durrës
Përmbytjet, Rama dhe drejtori i USAID-it Johnson vizitojnë fermerët »
Article Logic
Execution time: 0.025118112564087
array(1) { ["section"]=> string(63) "dy-persona-ne-pranga-ne-vernice-kaluan-gjysem-kile-hashash-4188" }