Dy persona qëllojnë me armë mbi kalimtarët në Kaliforni, vdes 16 vjeçarja, plagosen 4 persona

Publikuar tek: bota, më 12:00 15-06-2016 Dy persona qëllojnë me armë mbi kalimtarët në Kaliforni, vdes 16 vjeçarja, plagosen 4 persona

Kaliforni- Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur pasi u qëllua në zonën në qendër të qytetit, dhe 4 persona u plagosën. Dy persona të armatosur kanë qëlluar pa dallim mbi kalimtarët.

Policia e Oakland fillimisht tha se 5 persona janë qëlluar. Departamenti pastaj korrigjoi të dhënat për 6 persona të plagosur, dhe më në fund tha se një total prej 4 persona ishin qëlluar, duke përfshirë edhe një vajzë adoleshente që vdiq në spital.

Policia thotë se njerëzit e tjerë të plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas departamentit policor, të shtënat kanë ndodhur gjatë një vigjilje për dikë të mbytur vitin e kaluar në Salinas, Kaliforni.

Është e paqartë nëse të shtënat kanë lidhje me përkujtimoren që ishte duke u zhvilluar rreth dy blloqe larg nga të shtënat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030318975448608
array(1) { ["section"]=> string(97) "dy-persona-qellojne-me-arme-mbi-kalimtaret-ne-kaliforni-vdes-16-vjecarja-plagosen-4-persona-43571" }