Dy policë në SHBA pushohen nga puna, postuan në rrjete sociale komente fyese për Kongresmenet që sulmoi presidenti Trump

Publikuar tek: bota, më 18:01 23-07-2019 Dy policë në SHBA pushohen nga puna, postuan në rrjete sociale komente fyese për Kongresmenet që sulmoi presidenti Trump

Dy policë në Lusianë të SHBA janë pushuar nga detyra pas një postimi në Facebook që sugjeronte se kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez duhet të qëllohej.

Charles Rispoli shkruajti se demokratja kishte nevojë për “një raund”, që më vonë u pëlqye edhe nga një oficer tjetër, raporton BBC.

Shefi i policisë në Gretna tha se “kjo ishte e sikletshme për departamentin” që ai drejton. Reagimi vjen pasi presidenti Trump komentoi rreth zonjës Ocasio Cortez dhe tre kolegeve të veta të Kongresit, tëitter të konsideruara raciste nga popullata. Trump u tregonte kongresmeneve të ktheheshin nga kishin ardhur për të shpërndarë demokracinë në vendet nga vinin.

'Kjo idiote e vrenjtur ka nevojë për një raund…dhe nuk e kam fjalën për atë që ajo u ka mësuar tu shërbejë',  shkroi polici. Shefi i policisë u tha gazetarëve se të dy Charles Rispoli dhe polici tjetër Anfelo Varisco janë pushuar nga puna.

'Këta oficerë kanë reaguar në një mënyrë joprofesionale, duke lejuar një akt të dhunshëm ndaj një kongresmeneje', tha ai.

Të dy zyrtarët u akuzuan se kanë shkelur rregullat e medias sociale të departamentit të policisë, për të cilin ata edhe janë trajnuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0224769115448
array(1) { ["section"]=> string(126) "dy-police-ne-shba-pushohen-nga-puna-postuan-ne-rrjete-sociale-komente-fyese-per-kongresmenet-qe-sulmoi-presidenti-trump-173111" }